Makina del nga rruga në aksin Tiranë-Krrabë, plagoset drejtuesja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2014, 09:06
Një aksident me plagosjen e një gruaje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tiranë-Krrabë.Një automjet me targa AA 046 DD ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Mushqeta dhe për pasojë është plagosur drejtuesja e mjetit.Menjëherë e plagosura, identiteti i të cilë nuk bëhet ende i ditur është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në kryeqytet ku po merr edhe ndihmën mjekësore.Dyshohet se shkak për aksidentin është shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonte automjete ndërkohë që policia e ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.