Shkarkimet në administratë, Bylykbashi: Rama hesht se ka shkelur Kushtetutën
Informacionet shqetesuese ne lidhje me shkarkimet ne administraten publike kane bere qe Kryeminsitri Edi Rama, të aplikojë kodin e heshtjes. Akuza ka ardhur nga Partia Demokratike, ku deputeti Oerd Bylykbashi tha se Kryeministri ka urdheruar bllokimin e çdo informacioni në lidhje me largimet antikushtetuese dhe të paligjshme, me të cilat sipas tij kjo qeveri po spastron administratën nga punonjësit e trajnuar dhe po e mbush me klientelën e tij politike."Partia Demokratike denoncon urdhrin e Kryeministrit Rama për të bllokuar publikimin e çdo informacioni në lidhje me largimet antikushtetuese dhe të paligjshme me të cilat kjo qeveri po spastron administratën nga punonjësit e trajnuar dhe po e mbush me klientelën e tij politike.Në Ministrinë e Drejtësisë, dhe institucionet e saj të varësisë, deri më datë 25 Shkurt raportohen zyrtarisht rreth 800 të larguar mbi bazën e Aktit Normativ antikushtetues. Ndërkohë Ministria e Financës dhe ajo e Kulturës kanë raportuar vetëm për aparatin e ministrisë, pa përfshirë institucione si doganat dhe tatimet, ku janë shkarkuar qindra punonjës të tjerë që përfitojnë statusin sipas ligjit të ri.Ky informacion shqetësues detyroi Kryeministrin Rama të aplikojë Kodin e Heshtjes që miratoi që në fillim, me të cilin vulos si sekret çdo informacion që i tregon publikut paudhësitë e tij"tha ai.Sipas Bylykbashit, Kryeministri Rama ka frikë nga publikimi i të vërtetës që sipas tij ka prekur rreth 7 mijë nëpunës të administratës, por dhe nga reagimi i opinionit publik dhe protesta qytetare."Kryeministri Rama ka frikë nga publikimi i të vërtetës skandaloze që ka prekur rreth 7 mijë nëpunës të administratës dhe familjet e tyre dhe pritet të prekë mijëra të tjerë. Ai ka frikë nga reagimi i opinionit publik dhe protesta qytetare. Ai ka frikë nga partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të vendimit për statusin e vendit kandidat në qershor"theksoi Bylykbashi.Rritja dhe forcimi i kontrollit parlamentar është kërkesë e Bashkimit Europian, tha deputeti Bylykbashi, dhe bllokimi i paligjshëm që po bën Kryeministri , shkel këtë kërkesë themelore për demokracinë parlamentare.