Itali, ekzekutohet me 7 plumba në sy të gruas 26-vjeçari shqiptar

Vritet me armë zjarri një 26-vjeçar shqiptar në Itali. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 të ditës së sotme në parkingun e një supermarketi në Rimini ku 26-vjeçari Mimet Zyberi u qëllua me shtatë plumba duke mbetur i vdekur në vend.Sipas mediave italiane viktima kishte bërë pazar me gruan në supermarket dhe po i fuste mallrat e blera në makinën e tij, tip "Mercedes A-Class", kur papritur një person, ende i paidentifikuar i është afruar dhe e ka qëlluar me 7 plumba 26-vjeçarin shqiptar.Ndërkohë ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë ndërkohë që policia italiane po vijon hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.