Rokanas:Shqipëria e meriton statusin e kandidatit

Ambasadori i Greqisë në Tiranë Leonidas Rokanas, vendi i të cilit mban edhe presidencën e BE-së ka deklaruar sot se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat.Duke folur në tryezën me temë “Perspektiva Eurpiane e Shqipërisë”, ambasadori Rokanas gjithashtu vlerësoi edhe hapat e bëra nga vendi ynë për integrimin.“Greqia mbështet integrimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Bashkimi Europian është i përkushtuar për integrimin e Shqipërisë. BE ju ka lënë edhe detyrat e shtëpisë për t`ju ndihmuar për të ecur përpara. Kushtet e vendosura Shqipërisë nuk janë kushte të mirfillta, por janë detyra të vendosura nga BE. Në këndvështrimin tonë Shqipëria është duke i bërë detyrat e shtëpisë dhe Greqia që vitin e kaluar deklaroi se Shqipërisë duhet ti jepej statusi. Por janë edhe vendet e tjera ato që vendosin. Ju e meritoni statusin e kandidatit. Shpresojmë që në qershor Shqipërisë t’i jepet statusi dhe të vijojë më tej me hapjen e negociatave me BE” tha Rokanas duke theksuar se administrata duhet të jetë e përgatitur për procesin e hapjes së negociatave me BE-në.Të njëjtën qëndrim ka mbajtur edhe ambasadori i Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani I cili ka theksuar se Shqipëria i ka bërë ato që i janë kërkuar, jo vetëm në lidhje me zgjedhjet."Shqipëria ka plotësuar standarde dhe legjislacionin që i është kërkuar nga Bashkimi Europian.  Ajo ka vendosur perspektivën evropiane si prioritet për realizimin e reformave. Angazhimi i Shqipërisë për perspektivën evropiane duhet të vazhdojë dhe gjithashtu edhe  për zhvillimin  e brendshëm të vetë vendit. Administrata publike duhet të jetë eficente, teknike dhe sa më e përgatitur. Administrata publike është shumë e rëndësishme për të arritur Evropën” tha ai.Harito: Një administratë e konsoliduar, na çon në EuropëNdërsa Ministrja për Administratën Publike, Milena Harito e vuri theksin tek ndryshimet që sjell ligji i ri për Nëpunësin Civil për administratën. Sipas saj, ndryshimet në këtë ligj sjellin konsolidimin e administrates dhe ecjen përpara në rrugën e integrimit.“Ligji i përfolur dhe i komentuar gjatë sjell një ndryshim esencial, sepse në radhë të parë ndryshon mënyrën si punësohesh në administratën publike. Punësimet bëhen vetëm në rang specialist dhe futet gradualisht sistemi i karrierës. Kështu krijohet stabilitet në administrate dhe paskësohet abuzimi. Kjo është baza e një administrate shumë të konsoliduar, që do na çojë në Europë. Jo më kot është një nga 5 prioritetet e kërkuara nga Bashkimi Europian”, tha ajo.Këto ndryshime në ligj do të sjellin edhe testime dhe trajnime çdo javë në çdo adminsitratë qëndrore e më pas vendore. Rol në këto ndryshime do të luajë edhe shkolla për administratën publike.