Greqi, kapet banda shqiptaro-greko-moldave e drogës

Një tjetër grup i strukturuar kriminal që trafikonte drogë në Greqi e Mal të Zi nga Shqipëria dhe Turqia, është shkatërruar nga policia helene dhe ajo malazeze.Në total janë sekuestruar 240 kg marijuanë dhe 6 kg heroinë në Greqi si dhe 51 kg marijuanë në Mal të Zi. Në pranga kanë përfunduar 5 shtetas shqiptarë, 5 grekë dhe 3 shtetas moldavë.Sipas policisë greke, 4 nga anëtarët e grupit criminal ndodhen të burgosur në Larisa, Janinë dhe Mal të Zi. Operacionet antidrogë u zhvilluan në kufirin shqiptaro-grek në Zitsa, Janinë, në Athinë dhe Mal të Zi.Policia greke sekuestroi edhe një arsenal armësh, duke përfshirë granata, pushkë, fishekë e deri tek silenciator e uniformë policie.Grupit i janë sekuestruar edhe 4 automjete e 23 celularë. Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se ky grup kriminal ka arritur të trafikojë më parë 83 kg marijuanë në Gjermani, 27 kg në Rusi dhe 55 në Greqi.Marijuana vinte nga Shqipëria përmes kufirit të gjelbër, kryesisht atij pranë Kakavijës, ndërkohë që heroina vinte nga Turqia.Superoperacion në Greqi, kapen 2 ton 81 kg marijuanëPolicia greke ka zhvilluar një superoperacion për shkatërrimin e një prej grupeve më të madhe të trafikut të drogës nga Shqipëria. 7 shqiptarë kanë rënë në pranga deri tani, ndërkohë që janë sekuestruar rreth 2 ton e 81 kg marijuanë.Operacioni është zhvilluar në Elefsina të Greqisë, ku është ndaluar një kamion me targa false. Brenda tij janë gjetur plot 2 ton marijuanë. Kamioni rezulton të jetë ngarkuar në Patra, ku droga vinte nga Shqipëria.Policia ka vijuar operacionin në Palio Faliro, Athinë, ku në një magazinë janë gjetur 81 kg marijuanë. Deri tani mësohet se janë arrestuar 7 shtetas shqiptarë, mes tyre edhe kreu i grupit me inicialet S.I.Pikërisht në banesën e tij në Greqi janë gjetur dhe sekuestruar 600 çanta që do të shërbenin për paketimin e lëndës narkotike. Mësohet se destinacioni përfundimtar i drogës ka qenë tregu i BE.Operacioni vijon ende, ndërkohë që pritet një komunikim zyrtar nga Drejtoria e përgjitshme e policisë greke.Kapen 204 kg marijuanë në kufirin me Greqinë, 6 të arrestuarBashkëpunimi policor mes policisë kufitare të Sarandës dhe antidrogës së Igumenicës, ka goditur një tjetër rast trafikimi të marijuanës.9 persona janë pikasur nga policia kufitare e Sarandës, në afërsi të qafës së "Likojanit" në Konispol,  ku 2 prej trafikantëve ishin në krye të grupit e 7 të tjerë formonin një karvan me çanta në krahë.Duke e patur të pamundur kapjen e tyre, policia kufitare e Sarandës ka njoftuar homologët e Igumenicës dhe Filatit,të cilët jane vendosur në ndjekje të automjetit i cili ka marrë lëndën narkotike dhe pasi është hasur me postobllokun e policisë ka përplasur një prej makinave të policise greke.Ndjekja ka vazhduar derisa mjeti është arritur të ndalohet, ku në pranga kanë rënë dy grekë 35 dhe 46 vjec ndërkohë që brenda mjetit u gjeten 191 pako me 204 kg marijuanë.Policia greke ka vazhduar operacionin ne zone dhe ka arritur te kape edhe 4 nga transportuesit, shqiptare të moshes nga 23 deri ne 46 vjec. Ata treguan se janë me origjine nga veriu i Shqipërisë dhe ishin punesuar në vendin e quajtur "Agjensia" në Sarandë, dhe do të paguheshin 100 euro për transportin.Policia greke ka njoftuar palën shqiptare se 5 prej transportuesve qe arriten te largoheshin janë vetëm pak metra larg tokës shqiptare dhe për këtë po zhvillohet një operacion i madh në zonën Konispol - Janjar të Sarandës, bashkëpunim mes forcave të policisë kufitare dhe rendit Sarandë si dhe Delta Force Vlorë.Javën që lamë pas, në trendeshin Sarandë - Igumenice - Korfuz, u evidentuan 10 raste te trafikimit të droges, me rreth 860 kg marijuanë të sekuestruar nga policia shqiptare dhe ajo greke.