KLSH “shuplakë” shtetit: “Mban” në gjirin e vet të akuzuarit për korrupsion
Shteti vazhdon të tutelojë personat që abuzojnë më paratë e taksapaguesve shqiptarë.Gjatë prezantimit të projektligjit të ri për KLSH-në në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave kreu i këtij institucioni kritikoi moszbatimin e rekomandimeve.Sipas Bujar Leskaj vetëm 50% e tyre janë zbatuar në rangun e drejtuesve të lartë.Një tjetër problem i ngritur nga Leskaj ishte edhe auditimi i konçesioneve.“Amendimet janë të nevojshme dhe kanë ardhur si pasojë e kërkesave të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Bashkimi Evropian ka kërkuar auditim më të thelluar nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit.Rekomandimet e KLSH në shumicën e rasteve nuk janë zbatuar, nuk janë larguar drejtues institucionesh. Institucioni ynë ka probleme edhe me auditimin e koncesioneve” tha Leskaj.“Projektligji është me rëndësi dhe duhet të rishikohen konceptet, se nuk plotëson nevojat e auditimit” tha deputeti demokrat Ridvan Bode.Kreu i Komisionit për Ekonominë dhe Financat,Erjon Braçe, ftoi KLSH-në që të paraqesë me shkrim pranë komisionit propozimet për shtesa dhe ndryshime në projektligj me qëllim që komisioni t’i diskutojë gjatë shqyrtimit nen për nen të projektligjit në fjalë.Në bazë të ndryshimeve të bëra në ligj, KLSH pritet të rrisë pavarësinë institucionale dhe financiare.Ndërsa përsa i përket kreut të KLSH-së, projektligji i ri parashikon imunitet të barabartë me gjyqtarin e Gjykatës së Lartë.Ligji organik për Kontrollin e Lartë të Shtetit pritet të ndryshojë, pas më shumë se 2 vitesh diskutime. Mungesa e konsensusit politik që mund të prodhonte 84 votat e nevojshme për miratimin e tij, ka sjellë bllokimin e nismës në sirtaret e Kuvendit.Ky fakt shkaktoi një sërë debatesh në Komision.