Krimea shpall pavarësinë, aplikon për bashkimin me Rusinë

Krimea ka shpallur pavarësinë dhe ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në Federatën ruse.Me shumicën dërmuese të votave, parlamenti në Krime ka votuar sot në mëngjes pro bashkimit me Rusinë.Parlamenti bëri me dije se të gjitha pronat shtetërore të Ukrainës që gjenden në atë pjesë, Krimeja do ti marr si pjesë të shtetësisë.Votimi në parlament erdhi pasi autoritetet njoftuan se 96.8 për qind e votuesve të së dieles, i thanë po bashkimit me Rusinë dhe shkëputjes së gadishullit nga Ukraina.Qeveritë perendimore e kanë vlerësuar si të paligjshëm mbajtjen e këtij referendumi ndërsa Rusia thekson se referendumi është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.