Crown Agents merr frenat e doganës, Rama: Sistemi i korruptuar si tek 'Doktor Gjilpëra'
Nga terminali modern i doganës së Tiranës, kryeministri Edi Rama i ka hapur rrugën në terren bashkëpunimit të firmosur pak kohë më pare, kompanisë angleze “Crown Agents”, bashkëpunim i cili synon të shtojnë të ardhurat e ti japë fund korrupsionit.
Në ceremoninë e oganizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, kryeministri Edi Rama tha se sitemi deri tani i korruptuar është në prag të një tranformimi rrënjësor.
"Jemi në proçesin e një transformimi rrënjësor dhe historik. Drejtimi i ri i doganave, ashtu si drejtimi i ri bazohet tek filozofia e re se shteti është në shërbim të qytetarit dhe në shërbim të sipërmarrjes dhe se nuk janë presionet dhe gjobat që sipërmarrja i ka vuajtur në vijësi, që do të rrisin të ardhurat dhe mirëqenien, por një marrëdhënie transprarente dhe e ndershme e bazuar në besimin reciprok tek ligji dhe kushtetuta dhe të detyrimeve reciproke".
Pas nënshkrimit të kontratës me qeverinë, kompania angleze “Crown Agents” tashmë zbret në terren për të nisur bashkëpunimin me doganat shqiptare, duke ofruar një asistencë më të specializuar sidomos në mbledhjen profesionale të të ardhurave.