Dosjet e abuzimeve tek Mbrojtja, Kryeprokurori 1 orë "kokë më kokë" me Kodhelin

Prej ministrisë së mbrojtjes që prej marrjes së pushtetit nga e majta nuk janë kursyer akuzat për abuzime ndaj paraardhësve të djathtë. Madje publikisht është deklaruar se janë përcjellë në prokurori edhe dosje me prova konkrete të këtyre abuzimeve.Por mesa duket nuk ka mjaftuar ajo çfarë ministrja Kodheli ka adresuar për ish-ministrin dhe stafin e tij sa ka vënë në lëvizje vetë kryeprokurorin Llalla i cili është shfaqur krejt papritur në zyrën e ministres ku zyrtarisht nuk është dhënë asnjë detaj për atë që është biseduar.Por duke pasur parasysh se fokusi i akuzave ka qënë pikërisht ministria e mbrojtjes drejtuar nga demokratët dhe fakti se deri tani nuk është bërë asnjë hap konkret për të vërtetuar këto akuza, dy zyrtarët e lartë kuptohet që në fokus kanë pasur pikërisht këtë.Takimi ka zgjatur rreth një orë dhe asnjëra palë nuk ka dhënë deklarata pas takimit. Rreth orës 10.30 minuta makina e kryeprokurorit është parë të dalë nga ambientet e reja të mbrojtjes ndërsa zonja Kodheli ka vijuar të qëndrojë në zyrë edhe pas takimit.Nuk bëhën të ditura detaje, por ky takim vjen në një moment kur akuzat kanë mbetur në ajër dhe deri tani ende ska pasur ndonjë veprim konkret për të çuar deri në fund akuzat e lëshuara me bujë nga ana e ministres nga selia e qeverisë muaj më parë.Bëhet fjalë për disa tenderime të cilat kanë qënë në focus të shefes së re të ushtrisë shqiptare por që gjithsesi deri tani nuk ka pasur më shumë sesa publikime mediatike dhe ende asnjë veprim procedurial nga ana e akuzaës për të hedhur dritë mbi këto abuzime të supozuara.