PS nis aksionin për marrjen e AMA-s, debate mes opozitës e mazhorancës në Komision

Nenkryetari i Komisionit te Medias, Alfred Peza, ka shfrytezuar diskutimin mbi raportin 1 vjeçar te Autoritetit te Mediave Audiovizive, per ti kerkuar ketij Komisioni nisjen e proçedures per shkarkimin e kryetares Endira Bushati dhe nisjen e proçedurave për zgjedhjen e kryetarit te ri.Bazuar dhe ne Memon e Shërbimit te Monitorimit të Insititucioneve, Peza theksoi se kryetarja e AMA-s Endira Bushati që prej datës 24.09.2012 e në vijim qëndron në detyrë pa mandat të ligjshëm.“Aktualisht drejtimi i mbledhjes së AMA-s me një kryetar në detyrë dhe të palegjitimuar dhe 3 anëtar prej vitesh vakant, thellon më tej ngërçin dhe pamundësinë e marrjes së vendimeve në mënyrë të drejtpërdrejtë profesionale dhe të paanshme dhe në emër të mazhorancës unë i kërkoj këtij komisioni të hapim procedurat për 4 vende vakante dhe për zëvendësimin e Kryetares. Në 13 raste AMA është mbledhur në vitin e kaluar në paligjshmëri, në shkelje të plotë të ligjit duke patur anëtar që nuk kanë mandat. Të 13 këto mbledhje duhen rishikuar se çfarë vendimesh janë”, tha Peza.Kjo memo te ciles Peza i referohet, eshte cilesuar si e pavlefshme dhe e turpshme nga kryetari i Komisionit, Genc Pollo, pasi sipas tij punonjesit e Kuvendit e kane firmosur nen presion. Sipas tij po ai Shërbim Monitorimi dhe po ata specialistë në dy shkresa te meparshme kane konfirmuar se postet vakante në keshillin e AMA-s janë vetëm tre dhe jo 4.“Mendoj se është jo vetëm e pasjellshme, që është pjesa e parë por dhe e pandershme të kritikohet rregullatori kur shkaktar jeni vet zoti Peza dhe mazhoranca që ju vetë përfaqësoni por lidhur me memon e paraqitur, besoj që është një nga palaçollëqet më të rënda që ka ndodhur në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë këto 20 vjet, dhe nuk e di nëse është iniciativë e Ilir Metës apo porosi e Edi Ramës, dhe nëse ai ka bërë presion vet apo me të tjerë, por të detyrosh nëpunësit e shkretë të Kuvendit nën presionin e shkarkimit nga puna dhe me ndonjë gjë tjetër më të rëndë që ta quajnë të bardhën të zezë. Është një nga gjërat më të rënda dhe të turpshme dhe kjo memo është absolutisht e pavlershme dhe unë do ta ndjek me kryetarin e Kryetarin e Kuvendit në konferencë të kryetarëve këtë çështje”, tha Pollo.Prezente ne te gjithe debatin ka qene dhe vete kryetarja e AMA-s, Endira Bushati, e cila tha se shkarkimi po kerkohet me ngulm ne menyre qe te vijohet shkelja e ligjit nga operatoret televizivë ne lidhje me te drejtat e autorit, por dhe me mbajtjen ne menyre te jashtligjshme te frekuencave.“Vazhdimisht nën sulm institucioni u paralizua, nuk u miratua struktura. E dërguam me shkresë zyrtarisht edhe për legjislaturën e re por s'pati asnjë përgjigje. Kërkuam ndaj legjislaturës së re plotësimin e 3 vakancave por nuk pati asnjë përgjigje dhe që nga shtatori vihet rrotull e rrotull me amendime me vendime me memo të ndryshme të dala nga e njëjta dorë të cilat thonë, jo zotëri në nuk plotësojmë vendet vakante se ne duam të heqim këtë zonjën e cila më 2 korrik filloi të procedonte për licencimin e operatorëve në treg. Nëse këtu flitet për mandate atëherë përgjigja ime ishte e qartë. Kjo kryetare e AMA-së në 2 korrik të vitit 2013-tës, hapi procedurën për dhënien fund të informalitetit të tregut mediatik audioviziv. Ky vendim është pezulluar me vendim gjykate dhe znj. Milena Harito mban në këmbë, nuk e di si, një grup pune i cili nuk bën asnjë gjë, thjesht zvarrit dhe zvarrit fillimin e këtij procesi”, tha Endira Bushati.