Durrës, rëndohet situata në sektorin e peshkimit
Rëndohet situata në sektorin e peshkimit në Durrës ,ku si rezultat i lënies pasdore të këtij sektori të rëndësishëm për ekonominë e qytetit bregdetar,rreth 50 % e peshkatarëve kanë mbetur të papunë.Si të mos mjaftonte kjo situata është rënduar akoma dhe me tej për shkak se peshkimit i ka humbur dhe kantjeri i vetëm për riparimin e anijeve, gjë që po i detyron pronarët e peshkarexhave të lundrojnë drejt Italisë për të riparuar anijet e tyre, kundrejt çmimeve të te papërballueshme.Anëtari i kryesisë së shoqatës së menaxhim peshkimit Klodian Kapiti ka deklaruar se situata ka marrë përmasa tepër shqetësuese duke e zhytur në krizë peshkimin.Ndërkohë ,një problem tjetër i mprehtë për peshikimin mbetet dhe konkurenca e pandershme si rezultat i futjes në treg të peshkut të importit me çmime dhe cilësi të ulët.