Shoqata e industrisë ushqimore kërkon ndryshime në legjislacionin doganor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2014, 16:03
Shoqata e Industrise Ushqimore, i ka kërkuar drejtorisë së përgjithshme të doganave, që të përmirësojë legjislacionin lidhur me dënimet administrative nga dogana, për diferencat në peshë të lëndës së parë të imporuar për subjeket Fason, veçanërisht të industrisë ushqimore.Sipas Drejtoreshës Esmeralda Ballesha, këto diferenca në peshë krijohen për shkak të natyrës së produktit dhe për shkak të ndryshimeve fizike të tij, ndërkohë që nuk shkaktohet me dijeni të operatorëve të biznesit.Shoqata e industrisë ushqimore është vijim i shoqatës AMIPA, e cila përfaqesonte vetëm biznese të industrisë së importit, përpunimit dhe tregtimit të mishit dhe nënprodukteve të tij.