Maturantët shqiptarë tendencë për të studiuar në Itali
Vendosja e mesatares si kriter për pranimin në Universite ka rritur tendencën e maturantëve për studime jashtë Shqipërisë.Rezart Rushanaj, në cilësinë e noterit të konsullatës italiane tha se interesimi për të studiuar në Itali është më i madh, duke qenë se mesatarja nuk është kriter në shtetin fqinj për pranimin e studentëve.Sipas Rushanaj një lehtësim në kryerjen e studimeve të tilla është dhënia e bursës nga shteti italian ndërsa faza e parë për pararegjistrim është data 24 mars.Juridiku, ekonomiku dhe mjekesia jane disa nga deget që preferohen nga studentet shqiptar për të studiuar në vendin fqinj .Sipas të dhënave vetëm për vitin akademik 2013-2014 numri i studentëve që zgjodhën univesitetet italiane ishte përafërsisht 300 më të shumtët në degën e ekonomisë.