Mollët e Korçës mbeten stok

Mollët e Korçës mbeten stok.Tregtarët shpjegojnë se kriza ekonomike ka bërë që qytetarët të mos kenë mundësi që të blejnë mollë të cilësisë së parë pasi kushtojnë më shumë.Më shumë se 3500 ton mollë vendi, e cilësisë së parë, qëndrojnë të bllokuara në 8 frigoriferë, të shpërndarë në disa zona në rrethin e Korçës, ndërkohë që kërkesa e tregut është për mollë të cilësisë më të dobët dhe si rezultat më të lira.Tregtarët e mollëve  bëjnë apel për ndihmë nga shteti për sigurimin e tregjeve jashtë vendit.Gjatë gjithë këtyre ditëve, grumbulluesit e mollëve kanë pasur takime me drejtorinë e Bujqësisë në Korçë për gjetjen e një zgjidhjeje, ndërsa këta të fundit problemin e kanë kaluar për zgjidhje në ministrinë e Bujqësisë.Nga viti në vit fermerët shtojnë sipërfaqet me mollë në të gjithë qarkun e Korçës, ndërkohë që pothuajse e gjithë sasia e prodhuar shitet vetëm si frut pasi mungojnë fabrikat e përpunimit të mollës.