Librat e rinj në libraritë e kryeqytetit

Fundjava ka sjellë në libraritë e kryeqytetit, emrat e shumë shkrimatrëve të huaj dhe atyre shqiptarë për lexuesin e Tiranës. Shkrimtari dhe autori, Artur Klark vjen me librin "9 miliard emrat e Zotit" , një libër i cili përmbledh tregime  të ndryshme rreth një njësie të vetme krijuese dhe unike , duke e befasuar  dhe hera-herës edhe duke e mrekulluar lexuesin.Një udhëtim i lexuesit në hapësirat e kozmosit  por gjithmonë duke mbetur me këmbë në tokë,  si protagonist i mrekullive të revolucionit teorik e shkencor të ditëve tona. "Im ungj Osvald" edhe pse një vepër fiction fund e krye i shkrimtarit  anglez , Roald Dahl, lexuesi do të hasë në disa prej personazheve më të ndritura të shek.XX nga arti, kultura dhe politika sëbashku me veset dhe defektet e tyre njerëzore.Osvaldi, personazhi kryesor, një sipërmarrës i pacipë kërkon të nxjerrë fitime të majme me anë të hireve ngadhënjyese të Jaseminës, partneres së tij.Ndërsa romani "Fundjava" ka si protagonist, Jorgun një të burgosur i cili papritur fiton amnistinë. Një roman  ku janë të gërshetuara sëbashku besnikërkia , nostalgjia dhe kurioziteti. Roman me plote gënjeshtra dhe intriga, lënie ëndërrash në mes, ku papritur e shkuara zgjohet.Ndërkohë shkrimtrja  Rudnina Xhunga vjen me përmbledhje intervistash në vëllimin "Shkrimtarët e shekullit", plot 31 intervista në bibliotekën e botës, sic autorja i ka cilësuar.Një vëmendje të vecantë kanë zënë edhe librat "Heshtja e Dyfishtë",e gazetarit Karlo Bollino ,  e vertëta e pathënë rreth armëve kimike të Sirisë, si dhe "Guri i Gjarprit" i shkrimtarit, Jason Godëinn një bestsellër i përkthyer në 37 gjuhë të botës.