Sarandë, kapen 16 kg marijuanë, një në pranga

Vijon lumi i drogës shqiptare që niset nga Lazarati në drejtim të Greqisë nëpërmjet kufirit. Mbrëmjen e së shtunës policia e Sarandës ka rritur që të sekuestroj 16.1 kg marijuanë. Kjo sasi e lëndës narkotike është kapur në aksin Delvin -Finiq. Si rezultat i këtij aksioni ka përfunduar në pranga Bledar Muça i arrestuar edhe më parë për trafik droge.Droga që vinte nga Lazarati është kapur në automjetin tip "Alfa Romeo" me targë AK 724 EK dhe kishte destinacion Igumenicën. Policia vuri në pranga drejtuesin e mjetit, Bledar Muço, 34-vjeç, banues në lagjen nr.4, Sarandë.Muço ka qenë edhe më parë i arrestuar në vitin 2006 nga policia greke në Korfuz. Ai u kap duke transportuar 650 kg marijuanë më skaf nga Saranda, së bashku me dy shtetas të tjerë. Gjatë operacioni të vitit 2006, pati edhe shkëmbim zjarri me policinë greke ndërsa pas pak kohësh Muço rifitoi lirinë.Saranda është bërë epiqendër e trafikut të narkotikëve ditët e fundit. Në 6 ditë, janë evidentuar 8 raste, nga të cilat tre nga policia shqiptare dhe pesë nga ajo greke. Ndërkohë, që prej fillimit të vitit, policia greke e Igumenicës, Prevezës dhe Korfuzit kanë sekuestruar 3.2 ton marijuanë që vinte nga Saranda, ndërkohë që policia e qytetit bregdetar shqiptar vetëm 432 kg.