F1, Rosberg fiton pas dorëheqjes së Hamilton dhe Vettel
Piloti i Mercedes, Nico Rosberg e nis mbare sezonin per 2014, me nje fitore dominuese Grand Prixin e Australise duke mundur keshtu kampionin ne fuqi Fetel, Alonson e Luis Hamilton.Starti i shkelqyer, apo ndoshta fati, e nxorren Rosberg te parin ndersa shoku i tij i skuadres tek Mercedes, Lewis Hamilton, u nis nga pole position por u terheq ne xhiron e trete per shkak te nje problemi ne motor.
Pas tij nga gara, u terhoq edhe kampioni i botes, Sebastian Vettel i red Bullit, edhe ai per shkak te problemeve me motorrin. Ishin gjithsej 8v makina qe nuk arriten dot ne Finish, pavaresisht motorreve me turbo hi-tech.
Ne vendin e dyte pas gjermanit, u pozicionua piloti me i ri i Redbullit, australiani Daniel Riçiardo dhe pas tij Magnussen ne vend te trete me McLarenin e tij, duke bere qe ky start i Formula 1, te jete shume larg pritshmerive. Xhenson Baton mbeti ne vendin e katert.
Ferrari dështoi në garën e parë, me Fernando Alonson që përfundoi vetëm i pesti, kurse kolegu i tij Kimi Raikonnen e mbylli garën i teti. Gara e rradhes zhvillohet më 28 mars ne Malajzi.
Renditja1. Nico Rosberg Mercedes2. Daniel Ricciardo Red Bull Racing-Renault3. Kevin Magnussen McLaren-Mercedes4. Jenson Button McLaren-Mercedes5. Fernando Alonso Ferrari6. Valtteri Bottas Williams-Mercedes7. Nico Hulkenberg Force India-Mercedes8. Kimi Raikkonen Ferrari9. Jean-Eric Vergne STR-Renault10. Daniil Kvyat STR-Renault