Panairi i produkteve artizanale në Shkodër kthehet në traditë

I hapur që në 14 mars, Ditën e Verës "Panairi i produkteve Artizanale" në Shkodër po kthehet në një traditë të bukur për qytetin.Artizanë nga të gjitha trojet shqiptare janë bashkuar në pedonalen "Kole Idromeno" për të prezantuar produktet e tyre më të mira, e në të njëjtën kohë shfaqin vlerat e veçanta kulturore, e historike të Shkodrës, në nje prej zonave me të bukura muzeale.Qytetaret shkodranë e vleresojnë këtë organizim, që sipas tyre i jep një tjetër gjallëri qendrës së qytetit.Panairi vjen edhe me mbështetjen e Bashkisë Shkodër, e cila synon që të tilla nisma të ndikojnë edhe në shtimin e numrit të turistëve në Shkodër, kjo e favorizuar edhe nga afërsia me Malin e Zi.Çdo fund muaji panaire të tilla hapen në zona të ndryshme te qytetit, duke e kthyer këtë nismë në një traditë të bukur për Shkodrën