Diabeti te fëmijët, mjekët: Ja cilat janë shenjat dhe si parandalohen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2014, 10:30
Sëmundja e diabetit po merr përmasa të frikshme duke shtuar numrin e të prekurve tek moshat e reja. Ky është konstatimi i mjekut endokrinolog, Dashamir Gjergji i cili thekson se referuar statistikave të realizuara vitet e fundit, rezulton që sëmundja e diabetit ka prekur edhe fëmijët.Sipas mjekut endokrinolog, Dashamir Gjergji trendi rritës i diabetit tek fëmijët, nuk është siç ka qenë 10 vite më parë. Kjo sipas Gjergjit shpjegohet nga disa faktorë, të cilat kanë ndikuar në përhapjen e kësaj sëmundje në grupmoshat e reja.Sakaq mjeku Gjergji apelon prindërit, që të tregojnë kujdes ndaj fëmijëve të tyre dhe t'i drejtohen mjekut, për çdo problematikë shëndetësore që ato shfaqin.