Dhunë në ndeshjen Bylis-Laçi, plagoset zyrtari i FSHF

Gjatë ndeshjes Bylis-Laçi që po zhvillohej në Ballsh Zyrtari i FSHF-së Besnik Çela, është goditur nga Presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj me mjete të forta në kokë. Pas përfundimit të takimit, Presidenti i Bylisit ka hyrë në dhomat e zhveshjes dhe ka goditur zyrtarin e FSHF-së.Shefi i garave në FSHF, Besnik Çela, është dërguar menjëherë në spital ku ka marrë edhe ndihmën e nevojshme mjekësore, pasi ka pësuar dëmtime në kokë.Tensionet u shtuan gjatë fundit të ndeshjes kur u akordua penallti për Laçin por që nuk u shndërrua në gol.Federata shqiptare e futbollit ka dënuar ashpër këtë veprim i cili sipas deklaratës së këtij institucioni synon që të prishë bukurinë e këtij sporti shumë popullor. FSHF bën me dije se përgjegjësit për këtë ngjarje do të ndëshkohen në bazë të rregulloreve të futbollit me masat më ekstreme.Gjithashtu Federata Shqiptare e Futbollit i bën thirrje institucioneve të drejtësisë si policisë së Shtetit, Prokurorisë si dhe gjykatave që të jenë të rreptë në dënimin e akteve të tilla të dhunshme që ndodhin në fushën e blertë.