Ministri Bushati vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët e shtetit
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati u nis sot për ne Republikën e Kosovës ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, zotit Enver Hoxhaj.Në programin e kësaj vizite, veç bisedimeve zyrtare ndërmjet dy Ministrave të Punëve të Jashtme, Ministri Bushati do të zhvillojë takime të veçanta me Presidenten e Kosovës, zonjën Atifete Jahjaga; Kryetarin e Kuvendit, zotin Jakup Krasniqi; Kryeministrin, zotin Hashim Thaçi dhe Zëvendëskryeministrin, zotin Slobodan Petroviç.Gjithashtu Bushati do të zhvillojë takime edhe me drejtues të partive parlamentare në Kosovë, si dhe me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.Në kuadër të kësaj vizite, Ministri Bushati, do të mbajë një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Kosovës dhe do të zhvillojë veprimtari në nderim të figurave të rëndësishme të Republikës së Kosovës.