Proçesi legalizimeve në Durrës, Gjuzi: Kemi hasur abuzime, i jemi drejtuar prokurorisë

Proçesi i meparshem i legalizimeve eshte shoqeruar me papergjegjshmeri dhe abuzime. Akuza vjen nga kreu aktual i Zyres se Legalizimeve, Flamur Gjuzi, sipas te cilit jane vene re shkelje flagrante ne kete proçes.Nderkohe Gjuzi ka deklaruar se aktualisht ka perfunduar pergatitja e dokumentacionit ne disa komuna te Durresit, ne nje kohe qe proçesi po vijon intensivisht.Proçesi i legalizimeve mbetet nje nga premtimet e qeverise Rama, ku ne zona te tilla si ajo e Durresit numri i ndertimeve per legalizim eshte me te vertet i larte.