Investitori italian në Shëngjin: Me këto kushte nuk punohet, do largohem

Ka investuar ne Shengjin ne sektorin e peshkimit, por krejt papritur eshte braktisur ne menyre te padrejte dhe abuzive nga Ministria e Bujqesise. Pretendimi eshte ngritur nga Giorgio di Stefano, nje investitor italian ne vendin tone.Ai ka bere te ditur se kjo Ministri i ka akorduar kuotat per peshkun tone nje kompanie te vetme, duke anashkaluar konkurencen, investimin, rregullat dhe proçedurat. Ai e ka cilesuar kete nje padrejtesi, duke e bere gjithnje e me te veshtire qendrimin e tij ne Shqiperi.Di Stefano ka shtuar se nese keto jane kushtet me te cilat Kryeministri Rama ka ftuar investitoret italiane 2 muaj me pare ne viziten e tij ne kete vend per te ardhur ne Shqiperi, jo vetem ata qe jane ketu do te ikin, por do te ndikojne qe investitore te tjere te mos vine ne kete vend per te hedhur kapitalet e tyre.Ka qene lobimi i forte i investitorit italian Giorgo di Stefano qe kuotat e peshkimit te peshkut tone, qe ne fakt i dispononte Turqia, ti rikthehen Shqiperise, por qe duket se eshte braktisur ne iniciativen e tij nga Ministria perkatese.)