Bllokimi i “opozitës” në Strasburg, Berisha: Lajm jo i mirë, Rama-Meta s’njohin standarde

Një lajm jo të mirë e ka cilësuar ish-kryeministri, Sali Berisha, refuzimin në Strasburg të amendamenteve të opozitës . Në një postim në fb, pas miratimit të pjeshëm të deklaratës së perbashket te delegacionit te Parlamentit te Shqiperise dhe Parlamentit Europian, Berisha thekson se dyshja Rama-Meta faktuan edhe njëherë se standartet europiane për ta nuk ekzistojne.“Te dashur miq, sot, me urdher te dyshes Rama - Meta, deputetet socialiste bllokuan ne takimin e Strasburgut miratimin e deklarates se perbashket te delegacionit te Parlamentit te Shqiperise dhe Parlamentit Europian dhe refuzuan te gjitha amendamentet e paraqitura nga opozita. Ne dy dite takim dhe perpjekjesh serioze te perfaqesueseve te opozites per nje deklarate te perbashket te te dy delegacioneve, perfaqesuesit e dyshes Rama -Meta nuk pranuan ne menyre kategorike qe ne deklarate:- te kerkohej hetim i plote per vjedhjen e votave ne Korçe, si forme e korrupsionit politik- te zbatohej vendimi i Gjykates Kushtetuese per aktin normativ antikushtetues te qeverise per nepunesin civil- te zbatohet vendimi i Gjykates per rikthimin ne vendin e punes te drejtorit te Institutit te Statistikave dhe anetareve te Keshillit te Statistikave- te zbatohet vendimi i Gjykates Kushtetuese per kompetencat e INUK dhe te mos iu prishen banesat qytetareve ne kundershtim me ligjet- te shprehej keqardhja per shkarkimin e paligjshem te kryetares se ILDKP dhe perpjekjet per shkarkimin e kryetares se AMA-s- te thellohet lufta kunder krimit dhe korrupsionitPerfaqesuesit e qeverise bllokuan deklaraten dhe nuk pranuan asnjerin nga keto amandamente qe te gjitha ne perputhje me kriteret e Kopenhagenit duke faktuar se, per dyshen Rama - Meta, standartet europiane nuk ekzistojne!” shprehet Berisha.Mazhoranca ka bllokuar ne Strasburg propozimet e opozitës në deklaratën përmbyllëse të takimit të komitetit të 7 për Asocim-stabilizmin mes Shqipërisë dhe Parlamentit Europian.Për shkak të këtij debati deklarata e përbashkët është miratuar pjesërisht. Per propozimet e opozites që u rrëzuan nga mazhoranca është rënë dakord te vazhdoje diskutimi ne Tirane.