Ditë zie në Lecco, nesër trupat e pajetë të 3 vajzave mbërrijnë në Shqipëri
Flamuj gjysme shtize, heshtje dhe dhimbje ne provicen italiane te Leccos, per tre vajzat e vrara nga nena e tyre Edlira Dobrushi. Sot qyteti ku Simona, Sindi dhe Kejsi jetonin eshte ne zi.

Vdekja tragjike e vajzave ka mbledhur te gjithe qytetin ne dhimbjen e perbashket per vajzat qe humben jeten tragjikisht nga dora e nenes se tyre.
Simona, Keisi, Sindi, ne menyre te pashmangshme jane drama e qytetit, i cili sot i nderon me heshtje solemne dhe zi kolektive. Dhimbjen per vajzat nuk e ka shprehur vetem komuniteti shqiptar atje, apo ai italian, por edhe komunitetet te tjera qe jetojne ne Lecco te Italise.

Dita e zize ka nisur qe dje ne oren 8:00 dhe mbaron sot ne oren 23:00, nje vendim ky i marre nga autoritetet lokale. Eshte një dhimbje e madhe per familjaret, por edhe një dhimbje e madhe per qytetin, thote kreu i Bashkise Brivio. Ai shton se kjo eshte nje tragjedi per të gjithe qytetin.
Ne mesdite personalitetet e zones, por edhe te gjithe qytetaret kane bere homazhe si nje lamtumire e fundit per vajzat shqiptare ne shtepine e funeraleve ku ndodhen edhe trupat e pajete te Simones, Sindit dhe Kejsit.
Sot rreth ores shtate do te zhvilloje homazhe edhe Konsulli Shqiptar ne Milano ne nder te tre viktimave te pafajshme.
Nje dite me pare babai i vajzave te vogla, Bashkim Dobrushi, u takua me Kryebashkiakun e qytetit, ku me pas u be edhe transferimi i vajzave nga morgu i spitalit ku ndodheshin, ne shtepine funerale te qytetit per ti dhene lamtumiren e fundit.
Te premten Simona, Kejsi dhe Sindi do të kthehen ne Shqiperi, ku edhe do të prehen perjete.)