Dixhitalizohen inspektimet e biznesit, kërkesa e bizneseve më në fund vihen në zbatim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2014, 17:29
Kalimi i proçeseve të inspektimeve online pritet të ulë kontrollet pa kriter ndaj bizneseve. Prej kohësh shumë biznese si vendase dhe të huaja kanë ngritur shqetësimin e inspektimeve të shpeshta dhe pa arsye ndaj veprimtarisë së tyre.Hapja e portalit on-line “e-Inspektimi” pritet që të rakordojë të gjitha inspektimet, duke mos lejuar që një biznes të kontrollohet disa herë në muaj dhe disa të tjerë asnjëherë.Ky sistem online ka qenë projekt që në kohën e qeverisë Berisha dhe pritet që të rrisë transparencën si dhe të parandalojë korrupsionin dhe informalitetin.)