Konflikti shqiptar eksportohet në PE, PS bllokon amendamentet e PD-së

Mazhoranca ka bllokuar ne Strasburg propozimet e Opozitës në deklaratën përmbyllëse të takimit të komitetit të 7 për Asocim-stabilizmin mes Shqipërisë dhe Parlamentit Europian. Për shkak të këtij debati deklarata e përbashkët është miratuar pjesërisht.Siç bën të ditur zyra për shtyp e PS, ne paragrafet e miratuar pershendetet dialogu i nivelit te larte BE-Shqiperi dhe pjesemarrja e opozites ne kete dialog. Mbeshtetet anetaresimi i Shqiperise ne Bashkimin Europian dhe shprehet keqardhje per vendimin e Keshillit ne dhjetor per shtyrjen e statusit, ndërsa është nënvizuar me forcë "nevoja e ruajtjes dialogut politik ne vend dhe i behet thirrje mazhorances qeverisese dhe partive te opozites te mbeshtesin reformat kyçe qe nevojiten per integrimin Europian; U inkurajuan autoritetet pergjegjese te prezantojne nje liste rezultatesh konkrete perpara mbledhjes se Keshillit te Qershorit; iu kerkua te gjitha partive politike te heqin dore nga retorika mosrepektuese dhe te shmangin bojkotimin ose bllokimin e punimeve te Kuvendit ".Per propozimet e opozites që u rrëzuan nga mazhoranca është rënë dakord te vazhdoje diskutimi ne Tirane. Po çfarë ka kërkuar opozita?1-Te denohet blerja e votes si nje veprim i shemtuar politik dhe nje kercenim i vertete per demokracine2-Te respektohen institucionet e pavarura3-Te cilesohet i padrejte shkarkimi i Zana Xhukes. Te merren masa te menjehershme per zgjidhjen e kesaj situate ne baze te ligjeve dhe Kushtetutes4- Te terhiqet vendimi per shkarkimin e kryetares së AMA-s5-I kerkohet mazhorances te plotesoje vendet vakante ne KQZ6-I kerkohet parlamentit te zhbllokoje emerimet e Gjykates se Larte7-I kerkohet qeverise te ndaloje menjehere prishjen e ndertimeve me leje dhe te siguroje demshperblimin per te demtuarit8- Te hetohet per nderhyrjen jo ligjore ne serverin e tatimevePolitika shqiptare jo vetem e ka zhvendosur ne Starsburg debatin brenda saj, por ka përfshirë në këtë përplasje edhe eurodeputetët.Eurodeputetja hollandeze, Maria Cornelisen, ka theksuar se shkak i refuzimit te statusit kandidat per Shqiperine nuk kane qene forcat ekstremiste dhe as islamofobet. Ndersa per Majlinda Bregun ky ishte thjesht justifikimi i Rames per deshtimin.Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputeti kroat, Nikola Vuljaniç, e ka vene theksin tek zabtimi i ligjit .Nderkohe nepermjet nje postimi ne twitter, eurodeputetja Tanja Fajon, ka hedhur drite mbi diskutimet ne komitet, ku ka ngritur disa pikëpyetje për vrasjen e katër protestuesve në 21 janar të vitit 2011, në demostratën pranë Kryeministrisë në Tiranë, ndersa e cileson si te papranueshem faktin që për këto vrasje nuk ka ende asnjë autor.Por mbi kete ka resguar deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, ku ka theksuar se duhet te hetohen dhe denohen organizatoret dhe financuesit e 21 janarit, nxitesit dhe autoret e dhunes.)