Një gotë ujë për veshka të shëndetshme, në Shqipëri 1 në 14 persona i prekur nga sëmundja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2014, 17:12
Një gotë ujë esëll në mëngjes është mënyra më e mirë për të shmangur sëmundjet e veshkave.Mjekët thonë se mesatarisht në botë, 1 në 10 persona ka probleme me veshkat, ndërsa në Shqipëri në 1 në 14 persona preken nga sëmundjet e veshkave. Mjekët thonë se më të rrezikuar janë personat mbi 40 vjeç.Mjekët japin rekomandimet të cilat lidhen me kujdesin ndaj sëmundjeve, me cilësinë e ujit që pimë, po ashtu edhe me aktivitetet fizike.Trajtimi me dializë ose transplanti i veshkave, të dyja këto realizohen në Shqipëri, por që kanë një kosto për pacientët, prandaj mjekët rekomandojnë të ndiqen këshillat e tyre.Për të ndërgjegjësuar qytetarët, ISHP, mjekët dhe Kryqi i Kuq shpërndanë informacione për qytetarët.