Mungojnë standardet ushqimore, konsumatorët të rrezikuar, nuk ka kontrolle

Në një kohë kur prodhimet ushqimore i gjejmë jashtë çdo standarti, AKU ka vendosur shumë pak gjoba për të vënë nën kontroll një situatë jashtë kontrollit.Kjo tregon se institucionet përkatëse nuk kanë bërë detyrat për të mbrojtur qytetarët shqiptarë.Kreu i Shoqatës së Konsumatorëve, Islam Cani, kërkoi që Ministritë të kenë më shumë bashkëpunim midis tyre.Mbrojtja e konsumatorëve është një prej kërkesave të Bashkimit Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat, por mesa duket vendit tonë i mbetet ende shumë punë për të arritur standardet.)