Sekuestrohen 20 kg marijuanë, droga drejt Italisë, policia ndalon dy persona

Bllokohen ne portin e Durresit 20 kg droge e llojit kanabis sativa,e cila tentohej qe te kalohej nga pika kufitare e portit te Durresit drejt portit italian te Barit. Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit, Robert Malaj, 28 vjeç, banues në Shkodër dhe shtetasen qe e shoqeronte si pasagjere, Alma Alia, 37 vjeç, edhe kjo banuese në Shkodër.Sipas burimeve te policise gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Lancia me targa CP 387 GP qe drejtohej nga 28-vjeçari Malaj ne bagazh u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej rreth 20 kg lëndë narkotike, e cila dyshohet si kanabis sativa.Droga ishte fshehur ne shasine e automjetit e mbeshtjelle me qese natribani.Kjo çeshtje i ka kaluar Prokurorisë për Krimet e Renda Tiranë për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.Vetem 2 dite me pare ne Gjirin e Lalezit po ne Durres, u bllokua nje sasi prej rreth 1 ton droge e cila nodhej brenda nje furgoni ,ndersa dyshohet se do te transportohej tranzit drejt Italise.