Gjosha takon Ministrin e Shtetit të Gjermanisë: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE
Takimin e parë gjatë vizitës së saj zyrtare në Gjermani, Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, e zhvilloi me Ministrin e Shtetit, Michael Roth.Ministria Gjosha, vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera që Shqipëria ka me Gjermaninë dhe theksoi rëndësinë e thellimit të tyre duke forcuar më tej bashkëpunimin ekonomik dhe politik.Duke u ndalur te perspektiva evropiane e Shqipërisë, Ministrja Gjosha nënvizoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të përmbushur të gjitha reformat dhe standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.Ministrja,e informoi Ruth për mbarëvajtjen e deritanishme të reformave duke vënë theksin në vullnetin maksimal që po tregohet për të krijuar një klimë sa më miqësore për biznesin në mënyrë që të tërhiqen e sa më shumë investitorëve të huaj në Shqipëri.“Për ne Bashkimi Evropian është një forcë transformuese që na nxit të zhvillojmë akoma më tepër vendin tonë. Qeveria shqiptare është e palëkundur në angazhimin e saj për të përmbushur reformat, pasi ato në radhë të parë i shërbejnë qytetarëve tanë”, u shpreh Ministrja e Integrimit Evropian gjatë takimit.Ministri i Shtetit, Michael Roth, inkurajoi qeverinë shqiptare për vijimësinë e reformave, duke theksuar se kjo është e vetmja mënyrë për të përshpejtuar procesin e integrimit në BE.Ai u shpreh se rezultatet që do të arrihen do luajnë një rol të rëndësishëm në vazhdimësinë e tij. Ministri theksoi se Gjermania do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-sëGjatë bashkëbisedimit ministrat u ndalën tek rëndësia e bashkëpunimit rajonal në vendet e Ballkanit Perëndimor duke ndarë bindjen se e ardhmja e këtyre vendeve është në Bashkimin Evropian.