Droga nga Konispoli, kapen edhe 43 kg në Igumenicë

Pas sekuestrimit ditën e djeshme të 173 kg marijuanë në Filat të Igumenicës, policia greke ka kapur edhe 43 kg të tjera. Në automjetin e një 60-vjeçari grek, në urën e Rajos në Filat, policia gjeti 41 pako me drogë.Hetimet zbuluan se marijuana është pjesë e sasisë që u trafikuar një ditë më parë, rreth orës 05:00 nga Konispoli i Sarandës. Në banesën e 60-vjeçarit në Athinë, policia gjeti dhe një armë zjarri, municione si dhe 11.530 euro false.Ditën e djeshme, policia greke pas sinjalizimit të marrë nga policia e Sarandës, kapi në Filat një automjet që drejtohej nga një 52-vjeçar grek, të ngarkuar me 160 pako me 173 kg marijuanë.Policia e Sarandës ka zbuluar se bëhet fjalë për dy shtetas që kanë transportuar sasinë totale prej 216 kg drogë nga Konispoli në Filat, por ende nuk i ka identifikuar ata.