Aksioni i INUK në Shkozet, shemben godinat shumëkatëshe, gati shpronësimet

Inspektoriati Ndertimor Urbanistik Kombetar i mbeshtetur edhe nga forcat e policise se rendit ka rinisur sot aksionin per prishjen e ndertimeve me dhe pa leje, te cilet perkojne me fazen e dyte te operacionit ne zonen e Shkozetit, aty ku po realizohet edhe investimi per ndertimin e by-passti te ri.Ne ndertimet e rrafshuara nga fadromat kane qene disa ndertesa te zones, mes tyre edhe godina disa kateshe.Sipas Kostandin Nakollarit, inxhinier ne ndertimin e rrugeve kjo nderhyrje eshte e domosdoshme, duke i hapur rruge projektit madhor qe do te ngrihet ne kete zone.Pronaret e nje pjese te mire te ndertimeve te shembura pritet te kompensohen, nje pakt ky I cili ka evituar edhe perplasjet mes paleve.