Këshilli bashkiak Fier, diskutime për marrëveshjen mbi Ujësjellësin e qytetit

Keshilli bashkiak ne qytetin e Fierit e ka nisur mbledhjen rradhes me emërimin e sekretarit te ri, Ramion Kurti,nderkohe qe nje prej pikave me te diskutuara ishte miratimi i akt-marrëveshjes me Shoqërinë e Ujësjellës Kanalizime Sh.a Fier, për mënyrën e vjeljes së taksave dhe tarifave vendore.Ne mbjedhjen e sotme u miratuan te gjitha projektvendimet, si dhenia e ndihmes ekonomike per muajin janar 2014, pranim ne shtepine e te moshuareve, ndryshimet ne sipërfaqe të disa pronave të Bashkisë Fier, ku nje projektvendim flitej per kalimin e ish-zones industriale te Azotikut ne pronesi te Bashkise per te vene ne zbatim projektin e universitetit te Barit per Azotikun, si dhe u diskutua rreth disa ndryshimeve ne vendimin e Keshillit bashkiak per hartimin e buxhetit te Bashkise Fier per vitin 2014.