Pika turistike e Shirokës, infrastruktura rrugore nuk premton turizëm

Edhe pse frekuentimi i kesaj pike turistike ne çdo stine te vitit eshte i larte, investimet nuk i jane pergjigjur asnjehere ketij interesi te qytetareve, duke e kthyer Shiroken ne nje zone jetime.Kane mbetur edhe pak muaj per te nisur zyrtarisht sezoni turistik, por Shiroka jo vetem qe nuk eshte gati, por as qe eshte futur ne planin e punes se pushtetit vendor, minimalisht per te nderhyre ne pikat me kritike.Rruga e nisur po ecen me ritme te uleta dhe ndonese asaj i kane mbetur edhe pak muaj nga afati per te perfunduar, faza ne te cilen ndodhet eshte shume larg finalizimit. Investimi ne te eshte parashikuar ne vleren e 1 miliard e 140 milion leke, por ajo as kete sezon nuk do te jete gati per turistet dhe vizitoret e Shirokes.Panorama e kesaj pasurie kombetare le per te deshiruar dhe bukurite po veniten dita-dites nga neglizhenca e pushtetit vendor per ta pare me sy tjeter zonen e Shiroke-Zogaj. Jane jo pak, por afro 2 vite nga koha kur ne qender te Shirokes u prishen ndertimet pa leje dhe qe prej asaj dite edhe pse u premtua shume, inertet akoma nuk jane hequr.Ne te njejten kohe dhe pa nderprerje mbeturinat vijojne te hidhen ne brigjet e ketij liqeni, zone e mbrojtur Ramsar dhe Agjensia e Mjedisit as qe ka marre mundimin, minimalisht per te gjobitur te gjithe ato qytetare apo subjekte qe shkaktojne kete katasrofe mjedisore.E pakuptueshme eshte edhe mungesa e kazaneve te mbeturinave ne gjithe kete vije liqenore, duke nxitur ne kete pike qytetaret te mos tregohen aspak dashamires me mjedisin.Tashme Shiroka mund te thuhet me plot gojen se vijon te mbetet e bukura e natyres, por e shemtuara e dores se njeriut qe nuk ka kursyer asnje pellembe te kesaj zone pa e keqshfrytezuar ne te gjitha drejtimet.