Ministri i Ekonomisë në Berat, Ahmetaj: Potencial ekonomik dhe mundësi punësimi
Reth 50% te prodhimit te naftës në Shqipëri, mendohet se do të shtojë zbulimi i arit të zi në zonën e Sinjës, në rrethin e Beratit.Dy prej kompanive qe operojne ne kete qark njoftuan ditet e fundit arritje të rezultateve pozitive për praninë e naftës së lehtë pikerisht në zonat e kërkimit Shpirag-2 dhe në Bllokun 2-3, në sipërfaqen 3 450 metrash katrorë.Per te inspektuar punën kërkuese të kompanive, Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj ka kryer nje vizite ne kete zone, nga ku deklaroi se zbulimi i naftës eshte një potencial ekonomik për vendin, por dhe një mundësi e mirë punësimi.Ky inspektim i Ministrit te Ekonomise vjen ne kete sektor edhe pas takimeve qe Ahmetaj ka zhvilluar edhe me perfaqesues te biznesit fason po ne kete qark, duke garantuar mbeshtetje dhe lehtesi nga ana e qeverise, pasi ato jane fusha te cilat gjenerojne ne punesimin e qindra qytetareve.