Digitalb akuza AMA-s për piraterinë: Kabllorët vjedhin programet e TV Kombëtare
Kompania Digitalb shpreh shqetësimin se Autoriteti i Mediave Audiovizuale favorizon piraterine televizive. Prej vitesh, televizionet kombetare, televizione te tjera te njohura, si edhe platforma Digitalb kane kerkuar prej AMA-s qe te nderhyje ne tregun mediatik , gjë që sipas kompanisë nuk është ndërhyrë jo vetëm për zbatim të ligjit, por për shkak të idiferencës së AMA-s operatoret kabllore vjedhin dhe piratojne hapur programe edhe ne Tirane.Situata sipas kompanisë Digitalb është kjo:"Televizionet analoge dhe platformat dixhitale kane programe dhe kanale te tyre, qe operatoret kabllore ritransmetojne kanale te ketyre TV, shumica duke shkelur ligjin, pa liçense dhe te pashqetesuar nga ndonje veprim i AMA-s. Ndersa televizionet kombetare blejne te drejtat e transmetimit, prodhojne programet e tyre, paguajne detyrimet ne shtet dhe ndaj vete AMA-s ne menyre qe kjo e fundit te kryeje funksionet e saj ne treg per te ndaluar piraterine dhe konkurencen e paligjshme, shumica e operatoreve kabllore piratojne programet e kanaleve te medha televizive, pa patur nje kontrate me TV kombetare te cilave ua vjedhin programet, pa paguar detyrimet ndaj shtetit dhe AMA-s, madje nje pjese e mire pa patur as edhe license transmetimi".Digital thotë se arsyet për këtë pasivitet i AMA-s është justifikimi se ky inistucion nuk ka kapacitete per te ndjekur dhe monitoruar veprimtarine e televizioneve kabllore ne te gjithe vendin.Lidhur me shqetësimet e ngritura më lart, kompania Digital thotë se mosndeshkimi i piraterise dhe vjedhjes, cenimi i te drejtes dhe demi ekonomik qe u eshte shkaktuar televizioneve apo platformave televizive, tregojne me se paku qe ky institucion eshte jo funksional, madje per interesa private ka favorizuar subjekte te caktuara ne treg, me dhe pa liçensë.