Policia rrugore dështon me qarkullimin, efektivat shkelin vetë rregullat
Angazhimi i policisë rrugore për të disiplinuar qarkullimin në Tiranë, duket se ka kundërshtarin më të madh, vetë policinë. Në një vëzhgim të kameras së Ora News në rrugët e Tiranës, perveç shkeljeve pafund të qytetarëve,shikon që mjetet e policisë thyejnë rregullat.
Presupozohet që policia është mbrojtësi i rregullit, por ajo çka ndodh në rrugët e kryeqytetit,është rrëmujë e vërtetë. Këtu jemi në bulevardin “Zhan Dark”, vetëm pak metra larg parlamentit. Kjo tabelë tregon që këto vende janë të rezervuara për taksitë, ndërsa aty shikohet një automjet i policisë së Tiranës.Po në këtë segment disa metra më poshtë ku tabela nuk lejon qëndrimin dhe ndalimin e jo më parkimin, shikon një tjetër makinë policie të parkuar.Këtë herë efektivët e policisë e policisë rrugore ndodhen në makinë, duke pushuar. Pavarësisht se ata po shkelin ligjin dhe nën hundën e tyre qindra të tjerë po bëjnë si ata.E njëta situatë paraqitet në bulevardin kryesor të Tiranës, ku parkimi dysh dhe parkimi në korsitë e biçikletës nuk shihet me si shkelje nga policia.E njëjta situatë apo edhe me keq në disa raste paraqitet thuajse në të gjitha segmentet rrugore në Tiranë.Parkimi dysh, shkelja e sinjalistikës si vertikale ashtu dhe horizontale, bën që qarkullimi në Tiranë, të jetë një sfidë për tu fituar nga qytetarët. Pasi policia rrugore në shumicën e rasteve është vetë shkelësi kryesor i ligjit.