Vrasja e dyfishtë në Laç, arrest me burg për Altin Pirolin, autori: Më ofendonin

Gjykata e Kurbinit vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për Altin Piroli, 27-vjeçarin i cili ekzekutoi tre ditë më parë në qytetin e Laçit dy vëllezër.Vëllezërit Andrea dhe Endri Cara 27 dhe 30 vjeç u ekzekutuan mëngjesin e 4 marsit në qendër të qytetit të Laçit nga Altin Piroli.Mësohet se Piroli qëlloi mbi dy vëllezërit në momentin që ata hynë brenda ambjenteve të një lokali. Si pasojë e të shtënave u plagosën edhe dy kalimtarë të rastit, Nikollë Ndoji dhe Tonin Gjini.Mësohet se autori i krimit të dyfishtë Altin Piroli, ishte fqinj me viktimat dhe vuante nga probleme mendore.Sipas dëshmitarëve dy viktimat asnjëherë nuk kanë dhënë asnjë shenjë se mund të kenë pasur probleme me autorin e ngjarjes i cili dy vite më parë ka plagosur me armë zjarri djalin e xhaxhait të tij, vepër penale për të cilën ka kryer vetëm një vit burg.