Greqi, e kishte fshehur drogën në atlete, arrestohet shqiptari

Policia greke kap 500 gr heroinë në autobusin e linjës Stamboll- Tiranë ndërsa ka arrestuar një 25-vjeçar shqiptar i cili po transportonte drogën.Sipas informacioneve, droga u sekuestrua në doganën e Kipos gjatë kontrollit të autobuzit me qen antidrogë.Sipas policisë greke, 25-vjeçari shqiptar e kishte fshehur sasinë drogës në atletet që mbante veshur por qenët arritën ta zbulojnë.Mësohet se sasia e drogës kishte destinacion Tiranën dhe do të trafikohej në tregun e brendshëm shqiptar.