Fino: Ndërhyrje në Kushtetutë, reforma territoriale dy herë në dorë të opozitës
Mazhoranca propozon ndryshime në Kushtetutë për realizimin e ndarjes së re terrioriale të Shqipërisë.Kërkesa ka ardhur nga bashkëkryetari socialist i komisionit për reformën administrativo territoriale, Bashkim Fino i cili kërkoi edhe konsensusin e opozitës për ndërhyrjen në kushtetutë, pa të cilën nuk mund të prek ligjin themeltar të shtetit pasi i duhen 94 vota.Për shkak të mospjesëmarrjes së opozitës, komisioni i posaçëm nuk e ka nisur ende punën, megjithatë Fino vuri si afat të fundit të hartimit të hartës së re territoriale muajin shtator, kohë në të cilën propozoi që Kuventi ti kërkohet edhe ndryshimi i ligjit për pushtetit vendor.“Duhet të zgjidhim, nëse do ta prekim apo jo Kushtetutën për ndarjen e re territoriale. Sot qarku është jashtë loje me kompetencat që ka dhe kreu i qarkut duhet të zgjidhet nga populli dhe për ta mundësuar këtë duhet të preket Kushtetuta e vendit. Duhet të prekim Kushtetutën për çështjen e reformës territoriale – administrative. Në shtator bashkë me hartën e re territoriale, në Kuvend do të shkojnë dhe për ndryshime në ligjin organik të pushtetit vendor” tha FinoPropozimi i socialistit Fino u bë gjatë prezantimit të studimit të portalit shtetëror mbi mendimin e qytetarëve për ndarjen e re territoriale.Ish kryeministri Ylli Bufi kërkoi që reforma e ndarjes territorale të shoqërohet paralel me refomën e decentralizmit.“Kemi qeverisje vendore të fragmentizuar, por jo të tejskajshme. Njësitë vendore administrojnë vetëm 7 % të fondeve publike dhe 93 % e shpenzimeve kryhen nga qeveria qëndrore. Duhet reformë tërësore dhe reforma territoriale të ecë paralelisht me reformën e decentralizmit. Duhet të ngrihet një komitet ndërministror me ministrat përgjegjës për decentralizimin dhe për ta monitoruar komitetin duhet të krijohet një komision parlamentar” tha Bufi.Në një zë ish krerët e qeverisisë Ylli Bufi e Aleksandër Meksi kërkuan konsensus politik për reformën. Aleksandër Meksi theksoi se kontrolli mbi territorin nuk mund të vazhdojë siç është sot por shtoi se strategjia e re për territorin nuk duhet të bëhet vetëm nga shumica, por nga të gjitha palët politike.