Punimet artizanale në dhe pikturat në burg, të burgosurat: Tregtimi i punëve ndihmë për ne
Të pikturosh dhe punimi yt të duket gati i njëjtë me atë të një piktori, po ashtu të realizohsh punime artizanale të veçanta kërkojnë kohë e përkushtim.Kjo është puna e palodhur disa vjeçare e dhjetra femrave. Nëse vizitorët do të ndalen diku për të parë apo për të blerë, punimet me dorë janë pjesa me e këndshme e femrave që kalojnë jetën pas hekurave të burgut.Albana Laze, është 41 vjeç dhe e dënuar me 13 vite burg. Ka kaluar vitet më të shumta në institucionin e vuajtjes së dënimit, dhe thotë se nisi të vriste kohën me këto punime dore.Për këto femra,do të ishte hap i madh nëse punimet e tyre do të tregëtoheshin diku dhe me to të siguronin pak të ardhura, edhe pse iniciativat e para janë dhënë.Ndërsa në këtë ekspozitë ku kanë punuar për vite të burgosur e stafi i edukimit të institucionit të vuajtjes së dënimit, në sy bihen edhe këto piktura të mëdha. Në fakt këto punime i ka bërë një guardian burgu ku penelat hidhnin ngjyra në telajo sekuenca kujtimesh gjatë punës së tyre.