Festohet Dita e Mësuesit, 7 Marsi, në shkolla me lule dhurata dhe emocione

Për mësuësit kjo e premte nuk ishte një ditë e zakonshme nxitim për në shkollë, trafik i rënduar apo ngakesë të orëve të mësimit. 7 Marsi sjell një moment të veçantë kur takimi me nxënësit sjell kënaqësi.  Buqeta me lule, orë më të reduktuara dhe aktivitet të ndryshme edukuese e kulturore. Kjo është atmosfera në shkollën “1 Maji” në Tiranë.Po e njëjti entuziazëm shihet edhe në shkollat e tjera. Ishim edhe në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. Alma Rusi, mësuese e lëndës së kimisë feston 7 marsin në vitin 31 të punës së saj në këtë shkollë. Duket se i njëti emocion si vitin e parë të punës por ndryshimi i brezave, thotë mësuesja, nuk ka zhdukur këtë festë tradicionale. Edhe sot për të janë përqafimet e nxënësve dhe rikthim të buqetave me lule natyrale.Për drejtoreshën e shkollës kjo gjithashtu është një ditë e veçantë me përgjegjësi por dhe urime me kolegët.Orë të veçanta edukimi bënë që për orë të tëra të kishte edhe festë por edhe tregoheshin dijet ku në auditorët ishin mësuesit jo nxënësit.Në vitin 1887, para 127 vitesh, në këtë datë u hap Mësonjetorja e parë shqipe. Në të gjithë këto vite, asgjë nuk ka tjetërsuar këtë datë simbolike për të gjithë arsimtarët.