Fyle "bashkon" në tryezë qeveri-opozitë: Dialogu, i vetmi kusht për statusin

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle, kërkoi më tepër angazhim nga forcat politike në Shqipëri për të përmbushur reformat për integrimin. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, komisioneri Fyle u shpreh se gjithëpërfshirja është kyç për integrimin e vendit në Bashkimin Europian."Kemi ardhur në Tiranë për dialogun e nivelit të lartë dhe kjo konfirmon angazhimin dhe përkushtimin tonë për të punuar së bashku për integrimin. Reagimi ynë për përpjekt tuaja të mëtejshme është për më tepër angazhim. Kam theksuar se konfrontimi nuk ndihmon në integrimin e vendit dhe kulturën e bashkëpunumit  dhe të gjithëpërfshirjes në Parlament por edhe jashtë tij sepse ndihmon për integrimin. Gjithëpërfshirja është thelbësore në këtë proces. Ashtu si jam i bindur si qeveria dhe opozita mbeten të angazhuara për integrimin dhe dua ti bëj thirrje që të tregojnë frymë kompromisi dhe gjithëpërshirje për t`u bërë ballë sfidave për integrimin e vendit në BE” tha Fyle.Ai ka theksuar më tej se është në dorën e Shqipërisë për të përmbushur të gjitha ato reforma që kërkohen për integrimin e saj në Bashkimin Europian.“Tashmë është në dorë të Shqipëri që të shtojë përpjekjet për reforma dhe të përmbushë të gjitha ato sfida që kërkohen si shteti i së drejtës, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe reformës në gjyqësor. Por brenda këtyre prioriteteve kemi folur edhe për reformën në adminstratën publike” shtoi Fyle.Gjithashtu komisioneri  Fyle garantoi se çdo vlerësim nga shtetet anëtare për vendet aspirante në BE do të bëhet sipas meritës."Ne gjykojmë se çdo vend aspirat do të vlerësohet sipas meritës. Megjithatë mund të them se jam i kënaqur që pavarësisht sfidave të BE-së zgjerimi mbetet një nga prioritet e Bashkimit Europian.  Anëtarësimi i Kroacisë jep prova të qarta që një shtet nëse jep rezultatet e duhura atëherë edhe shtetet anëtare japin vlerësimin e tyre. Besueshmëria e përpjekjeve tuaja  do ta bëjnë vlerësimin e shteteve anëtare në qershor të besueshëm” u shpreh më tej Fyle.Fyle "thumbon" Berishën për termin filoserb: Ish-kryeministrin nuk e kam friend në facebook“Unë nuk jam një nga miqtë e Berishës në Facebook por unë jusiguroj se jam mik i Shqipërisë dhe  shqiptarëve.  Artikulli i Berishës është fallco dhe i pabazuar”.Rama: Bashkëpunimi politik mbetet sfidëNdërsa kryeministri Edi Rama garantoi se qeveria do të bëjë përpjekjet e duhura për të përmbushur kriteret e kërkuara nga Bashkimi Europian për integrimin.Dua ti siguroj edhe qytetarët por edhe partnerët tanë se ne jmi të vendosur që pakënaqësia që nuk e fshehëm për mosmarrjen e statusit në dhjetor nuk ka ndikuar negativisht por pozivisht që ne të vazhdojmë përpara për ta konsoliduar këtë proces me rezultate impresionuese që qeveria e arriti në pak muaj” tha Rama.Gjithashtu Rama theksoi se vullneti i opozitës i treguar sot në tryezën e dialogut të mishërojë është në debatin publik me qeverinë duke shtuar se bashkëpunimi politik dhe ndërinstitucional mbeten sfida kryesore."Duke falenderuar komisionerin për praninë, për mbështetjen dhe për cilësinë e lartë të bashkëpunimit mes nesh dhe komisionit europian dua të falenderoj edhe kryetaren e komisionit të integrimit Majlinda Bregu për qasjen kontruktive dhe vullnetin e shprehur për të dhënë një kontribut të çmuar në këtë proces me shpresën që i njëjti vullnet do të mund të mishërojë në tërësi nga ana e opozitës edhe në debatin tonë publik në Parlament.  Falenderoj edhe ministrat  dhe në veçanti ministren Klajda Gjosha për kordinimin e efektshëm të një procesi aspak të lehtë, të procesit që përcakton të ardhmen e vendit tonë.  Sot sfida kryesore ështe bashkëpunimi politik, ndërinstitucional me partnerët tanë ndërkombëtar dhe bashkëpunumi me të gjithë aktorët tanë" tha Rama.