Protesta para Kryeministrisë, drejtuesit e furgonëve bashkohen me të shkarkuarit

Qëndrimi i qeverisë në respektim të ligjit të transporti rrugor dhe kthimi i autoveturave 8+1 pa pasagjerë, i ka detyruar drejtuesit e këtyre automjeteve të bëjnë një tjetër protestë po në Tiranë.Qëndrimi për më shumë se 1 orë u bë para parlamentit, edhe pse u lajmërua më heret se nuk do të kishte një seancë parlamentare.Ndryshe nga java e kaluar, protestuesit në mënyrë paqësore hodhën karafila të bardhë, ndërsa vazhuan të bënin të njëjta thirrje për dialog me qeverinë, sepse ndryshe janë në rrugë.Më pas protestuesit marshuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me ta u bashkuan edhe të larguarit nga administrata. Thirrja e përbashkët: Duam punë!Sërish para Kryministrisë protestuesit me megafon e quajnë qeverinë si përgjegjëse të kësaj situate, duke treguar vështërisë e tyre në blerjen e automjeteve dhe sot që i mbajnë të parkuara në shtëpi. Turma nuk hezitoi të këncënonte me greve urie.Sindikalistët, edhe në këtë protestë ishin mbështetës të drejtuesve të automjeteve. Gëzim Kalaja, kreu i Bashkimit të Sindikatava të Pavarura, kërkoi të takonte drejtues të kabinetit të qeverisë Rama, por e vetmja përgjigje, siç tha ai, ishte lënia e numrit të telefonit.“Sot jemi në një protestë paqësore para Parlamentit, deputetët që kemi votuar janë trembur, mbyllën seancën. Edhe pse nuk ka seancë, deputetët duhet të ishin të pranishëm në Parlament për t’u takuar me protestuesit. Ne kërkojmë që qeveria të heqë dorë nga vendimi për furgonat 8+1, kërkojmë dialog për të gjetur një zgjidhje” tha Kalaja.Protesta pritej të mbyllej në orën 14:00, por vendimi për largim u komunikua më heret. Këtë herë nga Tirana nuk u mor asnjë përgjigje pozitive, në qytetet e tyre këta qytetarë do të protestojnë.