INUK bllokon zgjatimin e bulevardit, Bozdo: Fyle t’i shohë veprat Ramës, jo fjalët
Bashkia e Tiranës ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po bllokon ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës.Nënkryetari Enno Bozdo u shpreh në një konferencë për shtyp se bllokimi i bulevardit është akti më i fundit i luftës politike që Edi Rama i ka shpallur Bashkisë së Tiranës.Deklarata e plotë për media e nënkryetarit të Bashkisë, Eno BozdoVetëm një ditë pas shpalljes antikushtetuese të vendimit të qeverisë, për zgjerim të kompetencave të INUK nga Gjykata Kushtetuese, në një akt të paprecedentë antiligjor e hakmarrës, Edi Rama ka urdhëruar mercenarët e tij të tritolit të bllokojnë veprën më të rëndësishme infrastrukturore të Tiranës, bulevardin e ri.Ky është akti më i fundit i luftës politike që Edi Rama i ka shpallur Bashkisë së Tiranës. Paaftësinë dhe xhelozinë e tij për projektet e Tiranës, Edi Rama po e shpreh duke bllokuar edhe shërbimet më jetike për qytetarët, siç ishte bllokimi për dy muaj i buxhetit të Bashkisë, bllokimi i shpronësimit për varrezat, bllokimi i kredive për të pastrehët e vendime të tjera që bien në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Tiranës.Edhe sot, në ditën kur komisioneri për zgjerim, Stefan Fule po zhvillon takimin e nivelit të lartë, ku flitet e bëhet thirrje për gjithpërfshirje e bashkëpunim, Edi Rama vazhdon të tregojë vullnetin e tij të vërtetë dhe aftësinë e tij të vetme për konfliktualitet, luftë politike, daljen mbi ligjin dhe shkeljen e ligjit dhe vendimet e gjykatave, për hir të axhendës së tij të konfliktit politik.Duke përfituar nga prania e tij në Tiranë, i bëjmë thirrje zotit Fule, ta mbajë shënim këtë zhvillim domethënës për natyrën e tij antiligjore dhe qëllimin e tij konfliktual me Bashkinë e Tiranës. Ky vendim flet më shumë sesa dhjetëra fjalë të bukura dhe të pavërteta që Edi Rama shkëmben rëndom në praninë e tij dhe vizitorëve të tjerë në vendin tonë.I kërkojmë Edi Ramës të zbatoje vendimin e Gjykatës Kushtetuese; të tërheqë mercenarët e tritolit nga bllokimi i veprave publike të Bashkisë së Tiranës; të heqë dorë nga konflikti politik dhe veprimet antiligjore kundër Bashkisë së Tiranës në veçanti dhe pushtetit vendor në përgjithësi, që dëmtojnë interesat e të gjithë qytetarëve pa dallim, përndryshe do të përballet me pasojat dhe përgjegjësitë që i takojnë vetëm atij.