Vodhën mbi 26 dyqane celularësh, në pranga 4 të rinj, u filmuan nga kamerat e sigurisë
Policia e tiranës ka mundur të shkatërrojë një grup grabitësish të dyqaneve që shesin celularë, që prej muajsh terrorizonin këtë lloj biznesi. Të paktën 26 vjedhje të tilla i janë dokumetuar këtij grupi i përbërë nga shtetasit Behar Brahaj, Elvis Qemali, Shkëlzen Ismailgeci dhe Vilson Brahaj.Mënyra të cilët zgjidhnin grabitësit ishte mjaft e organizuar, pasi dy pjetarët e grupit apo njëri, sipas rastit, shpërqëndronin shitëset. Ndërsa pjestarët e tjerë merrnin aparatet celularë dhe largoheshin nga dyqani me shpejtësi.Kjo ishte mënyra që katër shtetasit e sipërcituar kanë grabitur të paktën 26 dyqane në kryeqytet,por aktiviteti i tyre ka qënë i shtrirë edhe në rrethe.Aktiviteti i grupit ka qënë i shtrirë në të gjithë Tiranën, po zona e preferuar e tyrë ka qenë pjesa e territorit e mbuluar nga komisariati numër 3, rruga “Don Bosko”, ajo “Durrësit dhe Kavajës”.Në cilësinë e provës materiale, blutë e Tiranës kanë sekuestruar 10 celularë të vjedhur në kohe dhe vende të ndryshme në Tiranë.Preja e parapelqyer e këtij frupi ishin dyqanet e kompanive celulare dhe preferonin kryesisht orët e vona,duke qenë se në dyqane ishin vetëm shitëset.Ndërkohë që një hetim nga policia dhe prokuroria është nisur edhe për destinacionin e këtyre aparateve telefonikë.Dyshimet e policisë janë se këta persona i shisnin aparatet kundrejt një çmimi më të lirë në tregun e paligjshëm në kryeqytet, i njohur ndryshe si dollari.Megjithatë hetimet vazhdojnë për të dokumetuar të gjithë proçesin që nga vjedhja dhe deri tek shitja më pas nga 4 të arrestuarit.