Aksident në Fushë Krujë-Vorë, makina përplas biçikletën, plagoset 69-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2014, 08:00
Nje 69-vjeçar ka mbetur i plagosur rende ndersa eshte perplasur nga nje automjet ne aksin Fushe Kruje -Vore. Gjon Hima ishte duke udhetuar me biçiklete, kur ai eshte goditur nga mbrapa dhe si per pasoje ka marre plage te shumta.Automjeti nuk ka ndaluar, por eshte larguar menjehere nga vendgjarja, ndersa 69-vjeçari Hima eshte derguar me urgjence drejt spitalit te traumes ne Tirane, per mjekim me te specializuar pasi gjendja e tij shendetesore paraqitej e rende.Policia e mberritur ne vendgjarje ka nisur hetimet per identifikimin e automjetit dhe drejtuesin e saj. Ngjarja eshte shenuar prane ures se Gjoles, nje zone problematike kjo per sa i perket numrit te aksidenteve te ndodhura ne kete aks.