Përvathi i kthehet natyrës së qetë, hap ekspozitën e 35-të vetjake

Një rikthim në vitet 70-të të kulturës tonë materiale. Kështu e ka cilësuar ekspozitën e tij piktori,Pashk Pervathi, i cili kërkon të sfidojë veten me tablot e sjella për publikun, hera-herës edhe duke dashur ta surprizojë atë.Sipas Pervathit kjo galeri do të shërbejë si pasqyrim i realitetit të shoqërisë së aso kohe, për brezat e rinj.Ekspozita e piktorit Pervathi vjen me 30 piktura në telajo, me tematikë të qetë e të thjeshtë, të realizuara me mjeshtri dhe raporte koloristike të gjetura.