Kapet në Tiranë Fatos Sulaj, i arratisur nga burgu i Trikallas në Greqi
Bie në prangat e policisë një tjetër shqiptar nga grupi i të arratisurve nga burgu i Trikalas. Fatos Sulaj, arrestua sot në Tiranë, ne ambjentet e nje lokali ne zonen e Senatoriumit. Per procedura te metejshme i kerkuari do ti kaloje Interpol Tirana.Fatos Sulaj është arratisur më 22 mars 2013 nga burgu grek, së bashku me shtatë shqiptarë të tjerë. Ai konsiderohej si një nga bashkëpunëtorët e afërt të Marian Kolës, i cili u vra nga policia Greke në përpjekje për të kaluar kufirin pas arratisjes nga burgu.Sipas autoriteteve greke, Fatos Sulaj është kreu i njërës nga degët e bandës së Marian Kolës, në të cilën bënte pjesë edhe i vrari Flamur Lika. Kjo bandë është përgjegjëse për 30 plaçkitje të armatosura në Korfuz, në Igumenicë dhe zona të tjera të Greqisë Perëndimore.